Vazhdon spastrimi i provincës siriane Sueida nga prania e terroristëve
Ushtria dhe forcat e armatosura të Sirisë kanë vazhduar edhe sot spastrimin e rajoneve tjerë në lindje të provincës Sueida në jug të Sirisë nga prania e elementëve të grupit terrorist takfirist ISIS.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi të shtunën se trupat qeveritare siriane arritën të avanconin më thellë në shkretëtirën e Sueidës, të njohur si Badijah, kundër mbetjeve të grupit terrorist ISIS, duke vendosur kontrollin e tyre mbi zonat e reja dhe kodrat strategjike në rajon. Humbje të mëdha u janë shkaktuar terroristëve në personel dhe pajisje, shtoi korrespondenti i agjencisë SANA në Sueida. Sueida, e cila është kryesisht nën kontrollin e trupave qeveritare siriane, banohet nga pakica Druze, nga e cila ISIS rrëmbeu rreth 30 gra dhe fëmijë muajin e kaluar pas një sulmi brutal terrorist që vrau më shumë se 250 civilë.