Autoritetet saudite arrestojnë një tjetër profesor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80246-autoritetet_saudite_arrestojnë_një_tjetër_profesor
Autoritetet saudite kanë arrestuar një profesor tjetër universitar si pjesë e një përpjekjeje të zgjerimit të reprezaljeve nga Princi i Kurorës Muhamed bin Salman kundër predikuesve dhe intelektualëve myslimanë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 12, 2018 16:37 Europe/Tirane
  • Autoritetet saudite arrestojnë një tjetër profesor

Autoritetet saudite kanë arrestuar një profesor tjetër universitar si pjesë e një përpjekjeje të zgjerimit të reprezaljeve nga Princi i Kurorës Muhamed bin Salman kundër predikuesve dhe intelektualëve myslimanë.

Grupi i të drejtave të njeriut i quajtur "Të burgosurit e ndërgjegjes", i cili është një organizatë e pavarur joqeveritare që mbron të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite, njoftoi të dielën në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter se Sheikh Nasser al-Omar, ish-profesor në Fakultetin e Bazave Fetare në Universitetin Islamik të Imam Muhamed ibn Saud, në Riad, u arrestua dhe llogaria e tij në Twitter u pezullua. Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se autoritetet saudite kanë burgosur më shumë se 16 profesorë universiteti që nga shtatori i kaluar dhe në shumicën e rasteve nuk kanë ngritur akuza kundër tyre.