Rusia rrëzon pesë dronë pranë bazës ajrore Hmeimim në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80299-rusia_rrëzon_pesë_dronë_pranë_bazës_ajrore_hmeimim_në_siri
Forcat ushtarake ruse kanë interceptuar dhe kanë rrëzuar pesë dronë pa pilot që fluturonin pranë bazës strategjike ajrore Hmeimim në krahinën bregdetare perëndimore të Sirisë, Latakia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 14, 2018 17:17 Europe/Tirane
  • Rusia rrëzon pesë dronë pranë bazës ajrore Hmeimim në Siri

Forcat ushtarake ruse kanë interceptuar dhe kanë rrëzuar pesë dronë pa pilot që fluturonin pranë bazës strategjike ajrore Hmeimim në krahinën bregdetare perëndimore të Sirisë, Latakia.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë SANA raportoi se dronët u goditën të hënën në mbrëmje nga sistemet ajrore ruse dhe në një distancë të sigurt nga baza. Nuk pati raportime për shkaktimin e dëmeve materiale në këtë zonë. Zhvillimi erdhi vetëm një ditë pasi mbrojtja ajrore ruse në bazën ajrore Hmeimim rrëzoi dy dronë luftarakë të nisur nga militantët takfiristë që veprojnë në zonën e Idlibit në perëndim të Sirisë. Mediat ruse njoftuan se dronët e nisur nga territori i kontrolluar nga militantët takfiristë, ishin rrëzuar pasi ai kishin shënjestruar bazën ushtarake Hmeimim në Latakia.