Emiri i Katarit: Doha do t’i qëndrojë pranë Ankarasë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80333-emiri_i_katarit_doha_do_t’i_qëndrojë_pranë_ankarasë
Sheik Tamim bin Hamd Al Thani, ka thënë se Katari do t’i qëndrojë pranë vëllezërve në Turqi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 16, 2018 04:44 Europe/Tirane
  • Emiri i Katarit: Doha do t’i qëndrojë pranë Ankarasë

Sheik Tamim bin Hamd Al Thani, ka thënë se Katari do t’i qëndrojë pranë vëllezërve në Turqi.

Në një mesazh të tij në Twitter emiri i Katarit ka thënë se Doha do t’i qëndrojë pranë Turqisë pasi populli turk i ka qëndruar pranë popullit katariot. Emiri i Katarit ndër të tjera shtoi se në kuadër të bisedimeve me presidentin Rexhep Taip Erdogan, Katari do të investojë në Turqi që ka një ekonomi të fortë dhe prodhuese shumën prej 15 miliard dollarë. Në të njëjtën kohë presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka falënderuar emirin e Katarit dhe popullit e këtij vendi për mbështetjen e tyre ndaj Turqisë. Erdogan në përgjigje të mesazhit të emirit katariot në Twitter ka shkruar: Me padyshim marrëdhëniet e mira dhe të forta të Turqisë me Katarin do të forcohen në shumë fusha. Emiri i Katarit ditën e mërkurë ka vizituar Turqinë ku u takua me presidentin Rexhep Taip Erdogan.