Protesta në Izrael kundër dhunës që ushtrohet ndaj Gazës
Me qindra banorë të Izraelit janë ngritur në protesta kundër dhunës dhe kundër sulmeve të regjimit sionist në Gaza.
Protesta është organizuar në sheshin Rabin të qytetit Tel Aviv. Pjesëmarrësit në këtë protestë kanë kërkuar zgjidhjen e çështjes së Gazës dhe dhënien fund të dhunës që ushtrohet ndaj banorëve të këtij rajoni. Protestuesit gjithashtu kanë kundërshtuar ligjin e miratuar në parlament për Shtetin Hebre i cili mbështetet fuqimisht nga kryeministri i regjimit sionist. Me mijëra banorë të Tel Avivit kundërshtuan ligjin e shtetit hebre, ligj të cilin e quajnë diskriminues dhe racist. parlamenti i regjimit sionist me unanim votash ka miratuar projektkushtetutën e "shtetit etnik" që në bazë të saj regjimi sionist konsiderohet "Shteti etnik hebre" dhe asnjë palë tjetër përveç "popullit hebre" nuk ka të drejtë të përcaktojë fatin e këtij regjimi. Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se duke cituar burimet informative nga Kodsi i okupuar, ky ligj është miratuar pasi kaluan 4 vite që nga paraqitja e këtij projektligji nga ana e Avi Diçer, deputet në parlamentin izraelit. Diçer në kohën kur ishte anëtar i partisë "Kadima" ka paraqitur këtë projektligj dhe pastaj kaloi në partinë Likud. Ky ligj kërkon njohjen zyrtare të "Izraelit" si një "Shtet hebre dhe demokratik" dhe Kodsi i okupuar (Jeruzalemi) është kryeqytet i tij. Në bazë të këtij ligji, gjuha hebreje do të jetë gjuha zyrtare e këtij regjimi dhe arabe e cila sipas rregulloreve të protektoratit konsiderohej gjuhë zyrtare në regjimin sionist, do të pësojë rënie në pozitën zyrtare dhe ligjore.