Izraeli kundërshton thirrjen e OKB-së për mbrojtjen e palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80427-izraeli_kundërshton_thirrjen_e_okb_së_për_mbrojtjen_e_palestinezëve
Regjimi izraelit ka hedhur poshtë thirrjet nga shefi i Kombeve të Bashkuara për të rritur mbrojtjen e palestinezëve kundër mizorive të vazhdueshme izraelite ndaj civilëve që protestojnë në Rripin e Gazës dhe në territoret e pushtuara, duke kërkuar veprime kundër udhëheqësve palestinezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 20, 2018 00:00 Europe/Tirane
  • Izraeli kundërshton thirrjen e OKB-së për mbrojtjen e palestinezëve

Regjimi izraelit ka hedhur poshtë thirrjet nga shefi i Kombeve të Bashkuara për të rritur mbrojtjen e palestinezëve kundër mizorive të vazhdueshme izraelite ndaj civilëve që protestojnë në Rripin e Gazës dhe në territoret e pushtuara, duke kërkuar veprime kundër udhëheqësve palestinezë.

"Në vend të sugjerimeve deluzive se si të mbrojë popullin palestinez nga Izraeli, OKB duhet të mbajë udhëheqjen palestineze përgjegjëse për dëmin që i ka shkaktuar popullit të vet", tha i dërguari izraelit në OKB, Danny Danon në përgjigje të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, i cili propozoi masa për mbrojtjen e palestinezëve nga sulmet izraelite. Në raportin e tij prej 14 faqesh, që u publikua pasi forcat e regjimit izraelit vranë edhe dy palestinezë në Gaza, shefi i OKB-së parashtroi katër opsione - nga rritja e ndihmës ndaj palestinezëve, dërgimi i vëzhguesve të të drejtave të OKB-së dhe deri te vendosja e një force ushtarake ose policore nën një mandat të OKB-së. "Sulmimi i civilëve, veçanërisht fëmijëve, është i papranueshëm ... ata që janë përgjegjës për shkeljet e të drejtës ndërkombëtare humanitare duhet të dënohen", deklaroi Antonio Guterres. Izraeli, megjithatë, ka mbrojtur përdorimin e plumbave realë kundër protestuesve palestinezë në Gaza duke u thirrur në atë që e quan "e drejtë për vetëmbrojtje".