Gratë palestineze dhunohen nga ushtarët sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80462-gratë_palestineze_dhunohen_nga_ushtarët_sionistë
Ushtarët e regjimit sionist në kuadër të krimeve të tyre kundër palestinezëve nuk kursejnë as dhunën e ashpër ndaj femrave.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 21, 2018 08:59 Europe/Tirane
  • Gratë palestineze dhunohen nga ushtarët sionistë

Ushtarët e regjimit sionist në kuadër të krimeve të tyre kundër palestinezëve nuk kursejnë as dhunën e ashpër ndaj femrave.

Sipas një njoftimi të agjencisë palestineze të lajmeve, forcat e regjimit sionist kanë sulmuar disa femra në tregjet e vjetra të qytetit Kodsit dhe kryesisht në rrugën Selahudin. Forcat sioniste pasi kanë goditur femrat palestineze kanë konfiskuar dhe dëmtuar të gjitha produktet bujqësore të tyre. Forcat sioniste gjithashtu kanë dëbuar nga tregu femrat shitëse palestineze. Forcat e regjimit sionist me qëllim hebraizimin e qytetit Kods dhe për të dëbuar palestinezët, kanë nisur një operacion për dëbimin e bujqve dhe shitësve palestineze nga qyteti dhe shkatërrimin e produkteve të tyre. Regjimi sionist duke konfiskuar territoret palestineze dhe duke ndërtuar koloni sioniste, synon të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të Palestinës dhe asaj t’i jap nuanca sioniste me qëllim që të stabilizojë sundimin e tij mbi Palestinën. Duhet theksuar se që nga koha e nisjes së protestës së madhe për të drejtën e kthimit në ditën e tokës më 30 mars në Gaza, 158 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 16,500 të tjerë janë plagosur ndërkohë që shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.