Izraeli miraton ligjin për armëmbajtjen e lire për sionistët
Sipas ligjeve të reja të regjimit sionist, sionistët për të garantuar sigurinë e tyre kanë të drejtë të mbajnë armë pasi të kenë përfunduar një kurs trajnimi në qendrat ushtarake.
Ghalad Ardan ministër i brendshëm i regjimit sionist ditën e martë ka bërë të ditur rregullat e reja për armëmbajtjen e lirë. Sipas ligjit të ri personat që marrin kurse trajnimi ushtarak mund të mbajnë armën e tyre me vete jo vetëm pas përfundimit të kursit por gjatë gjithë asaj kohe kur ata konsiderohet si forca rezervë ushtarake. Sipas autoriteteve të regjimit sionist në mesin e sionistëve janë përhapur 445 mijë armë. Numri i sionistëve që mbajnë armë me vete është shtuar shumë që nga miratimi i ligjit për armëmbajtjen.