Hamas dhe Fat’h dënojnë deklaratën e Trump mbi Kodsin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80501-hamas_dhe_fat’h_dënojnë_deklaratën_e_trump_mbi_kodsin
Lëvizja e rezistencës islamike Hamas dhe lëvizja Fat’h kanë dënuar deklaratën e presidentit amerikan i cili ka thënë se çështja e Kodsit është hequr nga tryeza e bisedimeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 23, 2018 05:27 Europe/Tirane
  • Hamas dhe Fat’h dënojnë deklaratën e Trump mbi Kodsin

Lëvizja e rezistencës islamike Hamas dhe lëvizja Fat’h kanë dënuar deklaratën e presidentit amerikan i cili ka thënë se çështja e Kodsit është hequr nga tryeza e bisedimeve.

Donald Trump në një fjalim të tij ka folur mbi çështjen palestineze dhe zgjidhjen e saj dhe pasi ka përmendur vendimin për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist ka thënë: “ Ne çështjen e Kodsit e kemi hequr nga tryeza e bisedimeve” Hamasi deklaratën e Trump mbi Kodsin e ka quajtur të rrezikshme. Ndërsa lëvizja Fat’h ka theksuar se pa marrë parasysh çështjen e  Kodsit nuk mund të flitet aspak për zgjidhjen e çështjes palestineze. Sipas kësaj lëvizjeje, e vetmja rrugëzgjidhje për çështjen palestineze është zbatimi i rezolutave ndërkombëtare. Ndërsa organizata Çlirimtare e Palestinës, deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump mbi Kodsin e ka quajtur të pavlerë.