Dështimi i ISIS për të sulmuar një kishë në Liban
(last modified Fri, 24 Aug 2018 17:35:18 GMT )
Gusht 24, 2018 19:35 Europe/Tirane
  • Dështimi i ISIS për të sulmuar një kishë në Liban

Policia e Libanit arrestoi një terrorist të ISIS, i cili donte të sulmonte një kishë në këtë vend.

 Policia e Libanit tha të premten se personi i arrestuar është një 23 vjeçar, i cili ishte dënuar me tre vjet burg para disa vitesh për anëtarësim në ISIS. Sipas policisë, ky person ka pranuar se ISIS kishte kërkuar nga ai që të kryente operacione terroriste kundër forcave të ushtrisë libaneze në veri dhe për të sulmuar njërën nga kishat libaneze. Forcat policore libaneze kanë arrestuar këtë person para se të kryente sulmin terrorist. Vlen të theksohet se forcat libaneze të sigurisë kanë arrestuar një numër të madh të personave të cilët kishin planifikuar të kryenin akte terroriste në vend.

 

Tags