Takimi i presidentes kroate me Abdullah Abdullah
Shefi i ekzekutivit afgan Abdullah Abdullah ka takuar presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç në pallatin Sapidar.
Abdullah vlerësoi bashkëpunimin dhe ndihmën e forcave kroate me trupat afgane në kuadër të Misionit të Mbështetjes së Përhershme në Mazar-e Sharif. Abdullah theksoi mbështetjen e forcave afgane të sigurisë në situatën aktuale dhe e quajti atë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, sigurimin e paqes dhe mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. Shefi i ekzekutivit afgan bëri thirrje për bashkëpunim rajonal në luftën kundër terrorizmit, duke thënë se terrorizmi është kërcënim i përbashkët për botën dhe lufta kundër tij ka nevojë për bashkëpunimin e vendeve në botë. Ndërkohë, presidentja kroate tha se Kroacia është gati të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me forcat afgane në luftën kundër terrorizmit.