ISIS vret mbi 5 mijë sirianë
Qendra e njohur me emrin Observatori për të drejtat e njeriut në Siri njoftoi vrasjen e mbi 5 mijë sirianëve nga grupi terrorist ISIS.
Kjo qendër thotë se në mesin e të vrarëve gjenden 125 fëmijë dhe 174 femra. Sirianë janë vrarë nga ISIS me plumba në kokë, prerjen e kokës, ndëshkim me gurë ose duke i hedhur nga lartësitë. Krimet e ISIS janë kryer kryesisht në provincat Damask, Djerul Zur, Raka, Hesake, Alepo, Homs dhe Hamah. ISIS gjithashtu ka ekzekutuar me vdekje edhe 583 prestarë të tij të cilët i ka akuzuar për spiunazh. Aktivistë sirianë nga KS i OKB ka kërkuar që dosjen e krimeve të terroristëve në Siri ta dërgojë në gjykatën e Hagës me qëllim që autorët e këtyre krimeve të dënohen për veprat e tyre. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.