Artileria siriane sulmon pozicionet e terroristëve në Hama dhe Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80783-artileria_siriane_sulmon_pozicionet_e_terroristëve_në_hama_dhe_idlib
Ushtria siriane ka sulmuar pozicionet e terroristëve në veri dhe në veriperëndim të Hama-s dhe në afërsi të Idlibit, duke vrarë dhe plagosur një numër të madh të terroristëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 03, 2018 20:52 Europe/Tirane
  • Artileria siriane sulmon pozicionet e terroristëve në Hama dhe Idlib

Ushtria siriane ka sulmuar pozicionet e terroristëve në veri dhe në veriperëndim të Hama-s dhe në afërsi të Idlibit, duke vrarë dhe plagosur një numër të madh të terroristëve.

Burime siriane kanë bërë të ditur se ushtria siriane ka qëlluar me artileri të rëndë ndaj pozicioneve të terroristëve të Frontit Al Nusra dhe të grupeve tjera të lidhura me të në qytetet Xhurin dhe Al Zijare në Idlib. Për shkak të këtyre operacioneve janë shkatërruar disa baza të terroristëve dhe janë vrarë dhe plagosur një numër i madh i tyre.