Reagime mbi propozimin e federatës Palestinë-Jordani
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80793-reagime_mbi_propozimin_e_federatës_palestinë_jordani
Propozimi i ri i presidentit Donald Trump për krijimin e federatës Jordani-Palestinë, ka hasur në reagime të ndryshme nga Jordania, Palestina dhe Izraeli.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 04, 2018 05:00 Europe/Tirane
  • Reagime mbi propozimin e federatës Palestinë-Jordani

Propozimi i ri i presidentit Donald Trump për krijimin e federatës Jordani-Palestinë, ka hasur në reagime të ndryshme nga Jordania, Palestina dhe Izraeli.

Propozimi për krijimin e federatës Jordani-Palestinë, është pjesë e planit të ashtuquajtur Akordi i Shekullit. Qeveria amerikane pritet të prezantojë gjatë muajit shtator, planin e ashtuquajtur Akordi i Shekullit. Në këtë plan është trajtuar çështja e emigrantëve palestinezë dhe është theksuar se palestinezët e larguar nuk kanë të drejtë të kthehen në vendin e tyre. Në këtë plan, Jordania dhe një pjesë e Palestinës së pushtuar është cilësuar si atdheu i palestinezëve. Sigurisht krijimi i federatës Jordani-Palestinë nuk është hera e parë që propozohet nga autoritetet amerikane. Por megjithatë në planin Akordi i Shekullit për krijimin e kësaj federate janë marrë parasysh disa çështje të reja. Propozimi i Amerikës për formimin e federatës Jordani-Palestinë ka hasur në reagime të ndryshme. Reagimi i parë erdhi nga Mahmud Abas kryetari i AAP. Sipas mediave izraelite, Mahmud Abas kreu i AAP ka deklaruar se është pro propozimit të Donald Trump për krijimin e federatës Jordani-Palestinë por me kushtin që Izraeli të jetë pjesë e kësaj federate. Edhe pse reagimi i Mahmud Abas në një lloj forme është kundërshtim i propozimit të presidentit amerikan por nga ana tjetër ndaj këtij propozimi ka reaguar edhe Hamasi dhe qeveria e Jordanisë. Haze3m Kasem zëdhënës i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze duke përmendur deklaratën e Mahmud Abas të cilën e ka quajtur largim nga akordi i pajtimit kombëtar të Palestinës deklaroi se pranimi i propozimi për formimin e federatës Jordani-Palestinë-Izrael ndihmën regjimin pushtues sionist nënkupton vjedhjen e Kodsit, Anulimin e së drejtës për kthimin dhe shpërbërjen e UNRWA. Të gjitha këto plane do të shkaktojnë rritjen e ngjarjeve të dhunës në kampet e refugjatëve dhe tërheqjen e rajonit drejt zjarrit. Zyrtarët e Organizatës Çlirimtare Palestineze dhe analistët palestinezë theksojnë se punimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpërbërë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) do të shkaktojnë tërheqjen e rajonit drejt zjarrit. SHBA-ja dhe Izraeli dëshirojnë që duke shpërbërë UNRËA-në të shpëtojnë nga problemet e refugjatëve dhe që shpenzimet dhe menaxhimin e punëve të refugjatëve t’ia dorëzojnë qeverisë palestineze. Izraeli dëshiron të eliminojnë karakteristikën e refugjatit që të mos mbesë dëshmitar të ngjarjeve (Nekbe) të përjetuara në vitin 1948", ka vlerësuar Avad, duke mbrojtur idenë e tij se konfirmohen deklaratat për planet e SHBA-ve se "numri i refugjatëve do të kufizohet vetëm me gjysmë milioni. Të gjitha këto plane do të shkaktojnë rritjen e ngjarjeve të dhunës në kampet e refugjatëve dhe tërheqjen e rajonit drejt zjarrit, ka paralajmëruar Avad, duke shtuar se "Refugjatët do të shndërrohen në një grumbull të papunësh, të uritur dhe të sëmurësh. Ky rajon aktualisht është një terren i favorshëm për dhunën dhe SHBA-të me Izraelin do të digjen me këtë zjarr". Duke vënë theksin se e gjithë bota është përgjegjëse për vazhdimësinë e UNRËA-së, Avad tha se një tentativë për heqjen e kësaj nënkupton shkeljen e vendimeve të Kombeve të Bashkuara dhe se kjo do të sjellë SHBA-në përballë me vendet e botës. Po ashtu Avad ka deklaruar se SHBA-ja me Izraelin janë duke punuar seriozisht për të bërë që palestinezët dhe arabët të besojnë perceptimin se "Izraeli është një shtet hebre, nuk do të ndalë ndërtimin e njësive të vendbanimeve dhe se ndarja në Palestinë do të vazhdojë. Rezoluta me numër 194 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e miratuar në vitin 1948, parashikon që refugjatët palestinezë të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ata që kanë vendosur të mos kthehen të kompensohen për tokën e tyre. UNRËA u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1949 për të ndihmuar refugjatët palestinezë në Jordani, Siri, Liban, Bregun Perëndimor dhe në Gaza. Aktualisht janë 5.9 milionë refugjatë palestinezë brenda dhe jashtë Palestinës.