Vritet kreu i grupit Hakani
(last modified Tue, 04 Sep 2018 07:30:50 GMT )
Shtator 04, 2018 09:30 Europe/Tirane
  • Vritet kreu i grupit Hakani

Grupi Taleban njoftoi vdekjen e Xhelaludin Hakani themeluesi dhe kreu i grupit terrorist Hakani.

Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, Xhelaludin Hakani themeluesi dhe kreu i grupit terrorist Hakani që është një prej grupeve më të frikshme në Afvganistan, vuante nga një sëmundje për një kohë të gjatë. Seraxhudin Hakani, djali i Xhelaludin Hakani do të marrë në dorë kryesimin e grupit terrorist Hakani, i cili është edhe zëvendës kreu i grupit Taleban. Grupi Taleban në një mesazh të tij shkruan se Xhelaludin Hakani është një prej liderëve të njohur dhe një prej personaliteteve të njohur në rajon. Rrjeti dhe grupi terrorist Hakani është një grup terrorsit që vepron në rajonet kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit. Amerika rrjetin terrorist Hakani e ka renditur në familjet e grupeve kriminale dhe trafikante, grup që pas futjes së forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan u bë i njohur për sulmet ndaj këtyre forcave. Xhelaludin Hakani në vitin 1991 ka rrethuar qytetin Khost qendër e provincës Khost në Afganistan. Pas disa vitesh ai u bashkua me grupin Taleban dhe gjatë pushtetit të Taleban në Afganistan ka mbajtur disa poste si ministria për cështjet kufitare dhe ministria për etnitë e vendit.

Tags