Ligjvënësit pakistanezë zgjedhin presidentin e ri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80804-ligjvënësit_pakistanezë_zgjedhin_presidentin_e_ri
Ligjvënësit në Pakistan kanë zgjedhur Arif Alvi, nga partia Tehrik-e Insaf, si president të shtetit. Roli i presidentit në Pakistan është tejet ceremonial në të cilin udhëheqësi i shtetit zgjidhet në mënyrë indirekte nga ligjvënësit e Asamblesë Kombëtare, Senati dhe katër asambletë provinciale të shtetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 04, 2018 16:24 Europe/Tirane
  • Ligjvënësit pakistanezë zgjedhin presidentin e ri

Ligjvënësit në Pakistan kanë zgjedhur Arif Alvi, nga partia Tehrik-e Insaf, si president të shtetit. Roli i presidentit në Pakistan është tejet ceremonial në të cilin udhëheqësi i shtetit zgjidhet në mënyrë indirekte nga ligjvënësit e Asamblesë Kombëtare, Senati dhe katër asambletë provinciale të shtetit.

Alvi është parashikuar se do të fitonte në votimin e 4 shtatorit, i cili vjen pas mbajtjes së zgjedhjeve kombëtare më 25 korrik dhe vetëm dy javë pasi Imran Khan është zgjedhur kryeministër i Pakistanit. Alvi do të zëvendësojë Mamnun Husein, i cili pritet të lirojë zyrën e presidentit më 8 shtator, pas kompletimit të mandatit të tij pesëvjeçar. Pakistani ka zvogëluar kompetencat e rolit të presidentit me anë të një amendamenti kushtetues në vitin 2010.