Amar Hakim, dënon fuqishëm sulmin ndaj konsullatës iraniane në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80902-amar_hakim_dënon_fuqishëm_sulmin_ndaj_konsullatës_iraniane_në_irak
Kryetari i partisë Urtësia Kombëtare në Irak me anë të një deklarate shprehu shqetësimin e thellë mbi zhvillimet në Basra dhe dënoi ashpër sulmin ndaj konsullatës së Republikës Islamike të Iranit në këtë qytet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 08, 2018 02:38 Europe/Tirane
  • Amar Hakim, dënon fuqishëm sulmin ndaj konsullatës iraniane në Irak

Kryetari i partisë Urtësia Kombëtare në Irak me anë të një deklarate shprehu shqetësimin e thellë mbi zhvillimet në Basra dhe dënoi ashpër sulmin ndaj konsullatës së Republikës Islamike të Iranit në këtë qytet.

Zyra për informim e partisë Urtësia Kombëtare në Irak njoftoi se Sejed Amar Hakim kryetar i kësaj partie ka reaguar ndaj zhvillimet në Basra dhe djegies së konsullatës së Republikës Islamike të Iranit në këtë qytet. Hakim tha se Iraku ndodhet në një rënie të rrezikshme dhe situata ka neovjë për masa dhe hapa të rëndësishëm. Ai shprehu mbështetjen për të drejtat dhe kërkesat e parashtruara nga protestuesit dhe tha se protestat paqësore mbështeten me ligj i cili konfirmon të drejtën për parashtrimin e kërkesave dhe për marrjen e shërbimeve qytetare. Kreu i partisë Urtësia Kombëtare, dënoi përpjekjet që kanë për qëllim devijimin e karakterit dhe qëllimit të protestave dhe inkurajimin e protestuesve në kryerjen e akteve vandale si shkatërrimi pronës publike dhe i përfaqësive diplomatike si djegia e konsullatës së Republikës Islamike të Iranit dhe tha: Klerikët fetare në deklaratat e tyre në namazet e së premtes kanë dënuar shkatërrimin dhe djegie e pronës publike dhe private dhe atë e kanë cilësuar të jashtëligjshme dhe kundër sheriatit. Hakim ndër të tjera tha se duke u mbështetur tek pikëpamja e qarqeve fetare dhe sociale, politikanët dhe personalitet me ndikim, situata mund të kontrollohet me qëllim që të mos lejohet përkeqësimi i gjendjes, fundi i së cilës me padyshim është i padëshirueshëm.