Ndarja në familjen mbretërore, Al Saud drejt shkatërrimit nga brenda
Ish-ministri i brendshëm i Arabisë Saudite në një deklaratë të paparë, ka thënë se destabiliteti i brendshëm dhe aventurat e jashtme të regjimit Al Saud, e kanë vendosur këtë regjim në rrugën e shkatërrimit si pasojë e mosmarrëveshjeve të brendshme dhe jo nga armiqtë e jashtëm.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ahmed bin Abdulaziz, ish-ministri i brendshëm i Arabisë Saudite, e ka konsideruar Muhamed bin Selman, princin e kurorës së këtij vendi, përgjegjës për të gjitha politikat e gabuara të brendshme dhe të jashtme ndërsa në përgjigje ndaj sloganit "Vdekje Al Saud" që është hedhur gjatë një tubimi protestues në Londër i cili dënonte krimet e koalicionit saudit në Jemen, ka thënë: "Me padyshim se princi saudit i kurorës me anë të një veprimi i cili i ngjante më shumë grusht shtetit, ka uzurpuar pushtetin në këtë vend. Forma e ardhjes në pushtet të Muhamed bin Selman dhe veprimet e tij të ngutshme sidomos në trajtimin e anëtarëve të familjes mbretërore dhe politika ambicioze e jashtme e tij, janë shkaqet më të rëndësishme për shkatërrimin e këtij vendi nga brenda".
Ndërkohë Omar bin Abdulaziz Al-Zahrani, kundërshtar i Al Saud dhe me qëndrim në Kanada, ka publikuar një mesazh në Twitter dhe ka paralajmëruar se së shpejti afër 4000 aktivistëve shoqëror dhe politikë të Arabisë Saudite do të arrestohen. Ai ka thënë se emrat e individëve që ndodhën në listën e parë të ministrisë së brendshme të Arabisë Saudite për t'u arrestuar, përfshinë 4000 persona ndërsa në listën e dytë ndodhen 10 mijë persona që pritet të arrestohen së shpejti.