47 dënime të përjetshme për shkak të protestave në Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80962
Egjipti ka tashmë verdiktin e një gjyqi nga më masivët e ndodhur ndonjëherë, me gjykatën që ka dhënë 75 dënime kapitale dhe 47 të tjera me burgim të përjetshëm, përfshi këtu edhe ish-udhëheqësit islamik, në fund të seancës që kishte mbi 700 të pandehur.
(last modified 2021-10-20T10:00:36+00:00 )
Shtator 09, 2018 23:09 Europe/Tirane
  • 47 dënime të përjetshme për shkak të protestave në Egjipt

Egjipti ka tashmë verdiktin e një gjyqi nga më masivët e ndodhur ndonjëherë, me gjykatën që ka dhënë 75 dënime kapitale dhe 47 të tjera me burgim të përjetshëm, përfshi këtu edhe ish-udhëheqësit islamik, në fund të seancës që kishte mbi 700 të pandehur.

Ata që dolën përpara gjykatësve akuzohen për trazirat e shkaktuara gjatë protestës pro “Vëllazërisë Myslimane”, pas rrëzimit të ish-presidentit Mohamed Morsi në vitin 2013. Grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International” e cilësoi gjyqin si “jashtëzakonisht të padrejtë” dhe në shkelje të Kushtetutës së Egjiptit. Më herët këtë vit, Parlamenti egjiptian u dha oficerëve ushtarakë imunitet për goditjen vdekjeprurëse dhe krimet e kryera mes korrikut të vitit 2013 dhe janarit të 2016-s.