Hejdar Ebadi në Basra: Rasti i fundit për kompensim!
(last modified Mon, 10 Sep 2018 13:31:00 GMT )
Shtator 10, 2018 15:31 Europe/Tirane
  • Hejdar Ebadi në Basra: Rasti i fundit për kompensim!

Kryeministri i Irakut në krye të një delegacioni të lartë ministror ka shkuar në qytetin Basra për të shfrytëzuar rastin e fundit për kompensim dhe për t'i dhënë fund krizës në këtë provincë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, sot (të hënën) pas shtimit të krizës në Basra që sipas shumi analistëve politikë u bë shkak për izolimin politik të tij dhe për humbjen e shansit që të marrë edhe për një mandat postin e kryeministrit të këtij vendi, në krye të një delegacioni të lartë ministror ka shkuar në qytetin Basra. Kjo është në kohën kur shumica e grupeve politike të Irakut kërkojnë dorëheqjen e tij dhe moskandidimin për postin e kryeministrit të ardhshëm të Irakut. Burimet lokale nga Basra kanë thënë se Hejdar Ebadi menjëherë pasi ka arritur në këtë provincë, është takuar me kryetarin dhe funksionarët e tjerë të pushtetit lokal me të cilët ka biseduar për nevojën e gjetjes së rrugëve urgjente për ta kontrolluar këtë krizë. Sipas këtyre burimeve, kryeministri i Irakut ka theksuar të drejtën e qytetarëve të Basrës për organizimin e protestave paqësore. Hejdar Ebadi më pas është takuar edhe me funksionarët e lartë të strukturave të sigurisë së Basrës dhe ka kërkuar nga ata që të marrin masat e duhura për ruajtjen e sigurisë në këtë provincë dhe të mos shfaqin agresion ndaj qytetarëve.

 

Tags