Elementët e mbetur të ISIS sulmojnë Kirkukun
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81009-elementët_e_mbetur_të_isis_sulmojnë_kirkukun
Elementët e mbetur të grupit terrorist ISIS në provincën Kirkuk në veri të Irakut, kanë sulmuar një fshat dhe kanë vrarë dy civilë irakianë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2018 09:27 Europe/Tirane
  • Elementët e mbetur të ISIS sulmojnë Kirkukun

Elementët e mbetur të grupit terrorist ISIS në provincën Kirkuk në veri të Irakut, kanë sulmuar një fshat dhe kanë vrarë dy civilë irakianë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se ky sulm është kryer në fshatin Al-Havajexh të rrethit Huvejxha në provincën Kirkuk të Irakut. Terroristët e ISIS edhe dje (të hënën) kanë vrarë katër qytetarë irakianë në provincën Dejale në lindje të Irakut. Ditën e hënë ka ndodhur edhe një shpërthim në provincën Al-Anbar në perëndim të Irakut ku si pasojë është vrarë një polic dhe janë plagosur tre persona të tjerë. Raportet tregojnë se terroristët e ISIS kanë qenë autorë kryesorë të këtyre sulmeve.