9 filma të prodhuar për skenarin e sulmit kimik në Idlib
Qeveria e Rusisë ka zbuluar se anëtarët e grupit "Helmetat e Bardha" së bashku me mediat amerikane dhe arabe të Lindjes së Mesme, kanë përgatitur 9 filma të metrazhit të shkurt duke paraqitur skenarë të improvizuar për sulme me armë kimike në provincën Idlib të Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Qendra për Pajtimin e Palëve e Përfshira në Konfliktin e Sirisë që vepron në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ka deklaruar: "Disa prej këtyre filmave me konfirmimin e producentëve do të dërgohen në OKB dhe në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pjesa tjetër do të publikohen në rrjetet sociale. Në këto skenar të improvizuar dhe fals, mediat i kanë vendosur 22 fëmijë sirianë së bashku me prindërit e tyre dhe një grup të fëmijëve jetim të rrëmbyer nga një kamp i refugjatëve ku grupi i parë ka luajtur rolin e personave të lënduar dhe të plagosur ndërsa grupi i dytë ka luajtur rolin e personave të vrarë si pasojë e sulmit kimik. Terroristët e grupit Fronti Nusra synon përsëri synojnë organizimin e një sulmi kimik vdekjeprurës duke përdorur gazin Klor me qëllim që ta bindin opinionin publik duke pretenduar se ushtria e Sirisë po përdor armë kimike". Vlen të theksohet se qeveria e Rusisë në dy javët e kaluar me anë të deklaratave, disa herë ka paralajmëruar se terroristët dhe mbështetësit e tyre perëndimoro-arabë po përgatisin skenarë fals për sulme kimike në provincën Idlib të Sirisë.