Takimi i Ligës Arabe dhe kritikat ndaj ligjit racist "Shteti Hebre"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81083-takimi_i_ligës_arabe_dhe_kritikat_ndaj_ligjit_racist_shteti_hebre
Pjesëmarrësit në takimin e Ligës Arabe kanë deklaruar se miratimi i ligjit "Shteti Hebre" në parlamentin e Izraelit, synon aparteidin dhe zbatimin e politikës së pastrimit etnik dhe dëbimit me forcë të palestinezëve nga shtëpitë e tyre.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 13, 2018 15:46 Europe/Tirane
  • Takimi i Ligës Arabe dhe kritikat ndaj ligjit racist

Pjesëmarrësit në takimin e Ligës Arabe kanë deklaruar se miratimi i ligjit "Shteti Hebre" në parlamentin e Izraelit, synon aparteidin dhe zbatimin e politikës së pastrimit etnik dhe dëbimit me forcë të palestinezëve nga shtëpitë e tyre.

Gazeta "Kuds Al-Arabi" njoftoi se Ahmad Tibi dhe Xhamal Zalhalka, deputetë arabë në parlamentin izraelit, të mërkurën gjatë punimeve të takimit të Ligës Arabe që u zhvillua në Kajro të Egjiptit me temë "Ligjet raciste të Izraelit", kanë paralajmëruar për pasojat e miratimit të ligjit racist "Shteti Hebre" në parlamentin e regjimit sionist. Taibi dhe Lahalke kanë thënë se miratimi i këtij ligji në realitet institucionalizon strukturën e diskriminimit racor dhe është si një thirrje e hapur për pastrim etnik dhe dëbim me forcë të palestinezëve nga shtëpitë e tyre. Ky ligj gjithashtu tregon përhapjen e racizmit në përmasa të mëdha në strukturat e regjimit sionist i cili me të gjitha mjetet synon dëbimin me forcë të palestinezëve nga vatrat e tyre.