Ibrahim Xhaafari paralajmëron Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81098-ibrahim_xhaafari_paralajmëron_amerikën
Ministri i jashtëm i Irakut duke reaguar ndaj deklaratës së Shtëpisë së Bardhë dhe shqetësimet e autoriteteve amerikane mbi kërcënimet ndaj përfaqësive diplomatike të Amerikës ka thënë se Iraku garanton sigurinë dhe jetën e të gjithë shtetasve në territorin e saj dhe të çdo vendi tjetër, mirëpo nuk lejon ndërhyrjen në punët e brendshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 14, 2018 05:14 Europe/Tirane
  • Ibrahim Xhaafari paralajmëron Amerikën

Ministri i jashtëm i Irakut duke reaguar ndaj deklaratës së Shtëpisë së Bardhë dhe shqetësimet e autoriteteve amerikane mbi kërcënimet ndaj përfaqësive diplomatike të Amerikës ka thënë se Iraku garanton sigurinë dhe jetën e të gjithë shtetasve në territorin e saj dhe të çdo vendi tjetër, mirëpo nuk lejon ndërhyrjen në punët e brendshme.

Ibrahim Xhaafari, në takimin e Ligës Arabe në Kajro duke iu drejtuar presidentit Donald Trump ka thënë: Iraku ka forca të sigurisë të cilët kanë urdhra të prera dhe në kohën kur shumë vende të botës nuk kishin mundësi të sfidonin dhe shkatërronin ISIS, ishin këto forca që e bënë të mundur këtë gjë. Shefi i diplomacisë irakiane deklaroi se Bagdadi nuk lejon ndërhyrjen në punët e brendshme të tij, ashtu siç vetë nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera. Pas zbulimit të rolit të konsullatës amerikane në trazirat e fundit në Basra dhe djegien e institucioneve shtetërore, partiake, të lëvizjes popullore Hashd Shaabi dhe djegien e konsullatës së Republikës Islamike të Iranit, autoritetet amerikane për të mbuluar dhe tjetërsuar realitetin kanë shprehur shqetësime mbi sigurinë e qendrave të saj diplomatike në Irak.