Forcat izraelite vrasin tre palestinezë në Gaza
Shtator 14, 2018 20:59 Europe/Tirane
Forcat izraelite kanë vrarë tre palestinezë gjatë përleshjeve me protestuesit anti-okupues në gardhin që ndan Rripin e rrethuar të Gazës nga territoret e pushtuara.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se Shadi Abdul Aziz Mahmud Abdulal, një djalë 12 vjeçar, u vra pasi forcat izraelite e qëlluan atë në kokë në lindje të qytetit Xhabalia në Rripin e Gazës të premten. Ashraf Al Kedra, zëdhënësi i kësaj ministrie, shtoi se trupat izraelite vranë Muhamed Shakora, 21 vjeç, në lindje të kampit të refugjatëve Al Bureixh. Viktima e tretë u identifikua si Hani Ramzi Afana, 21 vjeç, nga Rafah. Shumë lëndime u raportuan gjithashtu gjatë përplasjeve të së premtes.
Tags