Ebadi: Fitorja ndaj ISIS e ka bërë krenar Irakun
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81156-ebadi_fitorja_ndaj_isis_e_ka_bërë_krenar_irakun
Kryeministri i Irakut ka thënë: Fitorja ndaj ISIS, e ka bërë Irakun më krenar si në rrafshin rajonal po ashtu edhe në atë global.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 15, 2018 21:00 Europe/Tirane
  • Ebadi: Fitorja ndaj ISIS e ka bërë krenar Irakun

Kryeministri i Irakut ka thënë: Fitorja ndaj ISIS, e ka bërë Irakun më krenar si në rrafshin rajonal po ashtu edhe në atë global.

Heidar Ebadi të premten në një takim me një grup zyrtarësh të Hashd Al Shabi në Bagdad, ka thënë: Ne duhet të mbrojmë arritjet e Irakut në luftën kundër terroristëve, sepse kjo fitore, ka dëshmuar për sakrificë dhe trimëri të popullit irakian. Ebadi, popullin dhe zyrtarët irakianë i ka konsideruar si pjesëtarë të një fronti dhe ka shtuar: Ndjenja e marrjes së përgjegjësive dhe performanca e zgjuar e qytetarëve në përballje me keqpërdorimin e disa protestave, është e lavdishme. Zyrtarët e Hashd Al Shabi në Irak gjithashtu falënderuan kryeministrin irakian për mbështetjen e vazhdueshme të forcave të mobilizimit popullor dhe për familjet e dëshmorëve dhe të plagosurve në luftë.