Zgjidhet kryetari i parlamentit të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81167-zgjidhet_kryetari_i_parlamentit_të_irakut
Muhamed Halbusi, me shumicën e votave të deputetëve të rinj në parlamentin irakian është zgjedhur në postin e kryetarit të parlamentit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 16, 2018 04:38 Europe/Tirane
  • Zgjidhet kryetari i parlamentit të Irakut

Muhamed Halbusi, me shumicën e votave të deputetëve të rinj në parlamentin irakian është zgjedhur në postin e kryetarit të parlamentit.

Seanca e djeshme parlamentare në Irak u drejtua nga Muhamed Zini, deputeti më i vjetër i parlamentit irakian. Në fillim të seancës parlamentare 8 deputetë kanë shpallur kandidaturën e tyre për postin e kryetarit të parlamentit mirëpo më pas në procesin e votimit ata kanë hequr dorë nga kandidatura e tyre. Në fund të procesit, Muhamed Halbusi me 169 vota pro kundrejt kandidati Khaled Abidi me 89 vota dhe Muhamed Kheladi me 4 vota u zgjodh në postin e kryetarit të parlamentit të iraktu. Halbusi është një deputet i fraksioni Fat’h i afërt me grupin Hashd Shaabi në Irak. Ai në deklaratën e parë pasi u zgjodh në postin e kryetarit të parlamentit është zotuar për të nxjerrë ligje që janë në interes të kombit irakian dhe për luftën kundër terrorizmit.