Zgjidhet kryetari i parlamentit të Irakut
Muhamed Halbusi, me shumicën e votave të deputetëve të rinj në parlamentin irakian është zgjedhur në postin e kryetarit të parlamentit.
Seanca e djeshme parlamentare në Irak u drejtua nga Muhamed Zini, deputeti më i vjetër i parlamentit irakian. Në fillim të seancës parlamentare 8 deputetë kanë shpallur kandidaturën e tyre për postin e kryetarit të parlamentit mirëpo më pas në procesin e votimit ata kanë hequr dorë nga kandidatura e tyre. Në fund të procesit, Muhamed Halbusi me 169 vota pro kundrejt kandidati Khaled Abidi me 89 vota dhe Muhamed Kheladi me 4 vota u zgjodh në postin e kryetarit të parlamentit të iraktu. Halbusi është një deputet i fraksioni Fat’h i afërt me grupin Hashd Shaabi në Irak. Ai në deklaratën e parë pasi u zgjodh në postin e kryetarit të parlamentit është zotuar për të nxjerrë ligje që janë në interes të kombit irakian dhe për luftën kundër terrorizmit.