Me dhjetëra refugjatë sirianë kthehen nga Libani në vendin e tyre
(last modified Mon, 17 Sep 2018 14:02:35 GMT )
Shtator 17, 2018 16:02 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra refugjatë sirianë kthehen nga Libani në vendin e tyre

Qendra për çështje të refugjatëve në Liban ka njoftuar për kthimin e dhjetëra refugjatëve siriane në vendin e tyre dhe për vazhdimin e këtij procesi.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se sipas kësaj qendre, gjatë 24 orëve të kaluara janë kthyer në Siri mbi 130 refugjatë siriane që ishin strehuar në Liban. Një numër i madh i refugjatëve sirianë që janë strehuar në Liban, sot janë mbledhur në stadiumin Borxh Hamud që për të ndjekur procesin e kthimit në vendbanimet e tyre në Siri. Organizata e Sigurisë Publike të Libanit ditën e kaluara ka njoftuar për krijimin e kushteve për kthimin e qindra refugjatëve sirianë në vendin e tyre. Që nga 18 qershori i vitit 2018 e deri më tani, mbi 13 mijë refugjatë sirianë janë kthyer nga vendet e ndryshme të botës në Siri.

 

Tags