Sulmi izraelit në Latakia, zhduket avioni rus
Ditën e martë ushtria siriane me anë të një deklarate ka njoftuar për një sulm të ushtrisë izraelite në Latakia dhe zhdukjen e një avioni rus.
Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar një qendër studiuese dhe teknologjike në Latakia duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për këtë kompleks industrial dhe duke martirizuar 2 civilë sirianë. Ushtria siriane në këtë deklaratë vë në dukje se me të tilla sulme ushtria e regjimit sionist synon të inkurajojë grupet terroriste të dështuara në Edlib. Një ditë më parë ushtria e regjimit sionist ka sulmuar aeroportin ndërkombëtar të Damaskut. Sulmi u krye me raketa që janë perceptuar dhe shkatërruar nga sistemi mbrojtës anti-ajror i Sirisë. Në një tjetër lajm nga Siria, ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se një avion luftarak me 14 persona në bord është zhdukur nga faqja e radarit në kohën kur ndodhet në afërsi të bazës ajrore Hamimim në Latakia. Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se zhdukja e avionit është bërë njëkohësisht me sulmin e 4 avionëve luftarakë F-16 të Izraelit kundër qytetit Latakia.