Martirizohen dy palestinezë në një sulm ajror të regjimit sionist
Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë të Palestinës njoftoi martirizimin e 2 të rinjve palestinezë në një sulm të avionëve luftarakë të regjimit sionist në lindje të Khan Junesit në jug të rripit të Gazës.
Eshraf Gedare, zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë në Palestinë, ka thënë se trupat e të rinjve janë zbuluar pranë gardhit të rrethimit në kufirin e Gazës dhe janë dërguar në spital. Avionët e regjimit sionist kanë sulmuar një bazë të forcave të rezistencës palestineze në rajonin Gerare që ndodhet në qytetin Khan Junes në jug të rripit të Gazës. Nga ana tjetër edhe dje në Gaza kanë vazhduar protestat për të drejtën e kthimit ku pas reagimit të forcave të regjimit sionist, të cilët kanë qëlluar me plumba realë ndaj protestuesve palestinezë, janë plagosur të paktën 26 protestues palestinez. Protesta e madhe e palestinezëve për të drejtën e kthimit ka nisur prej 30 marsit që është Dita e Tokës. Nga ajo datë e deri më tani forcat sioniste kanë martirizuar 158 palestinezë dhe kanë plagosur më shumë se 16 mijë të tjerë. Shumë vende të botës mes tyre Republika Islamike e Iranit, si dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar krimet e sionistëve. Regjimi sionist duke konfiskuar territoret palestineze dhe duke ndërtuar koloni sioniste, synon të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të Palestinës dhe asaj t’i jap nuanca sioniste me qëllim që të stabilizojë sundimin e tij mbi Palestinën. Duhet theksuar se që nga koha e nisjes së protestës së madhe për të drejtën e kthimit në ditën e tokës më 30 mars në Gaza, 158 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 16 mijë të tjerë janë plagosur ndërkohë që shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.