Sionistët sulmojnë nxënësit palestinezë në Al-Khalil
Shtator 19, 2018 07:48 Europe/Tirane
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar nxënësit në qytetin Al-Khalil në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë plagosur disa prej tyre.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë këtij sulmi kanë përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës kundër nxënësve palestinezë. Dëshmitarët okularë kanë thënë se ky veprim i egër i sionistëve ka shkaktuar plagosjen dhe lëndimin e dhjetëra nxënësve palestinezë. Ndërkohë 150 kolonë sionistë në prag të festës hebreje, me mbështetjen e forcave policore të regjimit sionist, kanë hyrë me forcë në ambientet e xhamisë Al Aksa në Kodsin e shenjtë dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë.
Tags