OKB: Mbi 76 mijë familje jemenase janë shpërngulur në Hudejda
Zyra e OKB për koordinimin e çështjeve humanitare në Jemen të enjten ka deklaruar se lufta në portin Hudejda në perëndim të Jemenit, ka shkaktuar shpërnguljen nga shtëpitë e tyre të më shumë se 76 mijë familjeve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zyra e OKB në Jemen e cila ka vëzhguar situatën në këtë vend në 18 muajt e kaluar, në raportin e saj ka thënë se luftimet në provincën Hudejda po shtohen për çdo ditë e më tepër. Sipas këtij raporti, më 12 shtator luftimet janë zgjeruar deri në rrugën Hudejda-Sana dhe rrugën lindore drejt këtij qyteti janë mbyllur ndërsa luftimet kryesore po zhvillohen në lindje dhe në zonat rreth aeroportit të Hudejdas dhe në zonat bregdetare në perëndim. Lise Grande, përgjegjëse e OKB për çështjet humanitare në Jemen, ka deklaruar se qindra mijëra civilë jemenas për shkak të luftimeve në provincën Hudejdah po jetojnë në frikë dhe tmerr dhe gjatë disa ditëve të kaluara gjendja në provincën Hudejda është përkeqësuar shumë për shkak të luftimeve. Banorët e Hhudejdas po luftojnë për të mbijetuar dhe mbi 25% e fëmijëve të kësaj province po vuajnë nga kequshqyerja.