Al-Bagdadi largohet pas operacionit të forcave kurde
Një prej ekspertëve të sigurisë në Irak ka njoftuar se al-Bagdadi, kreu i grupit terrorist ISIS është larguar në drejtim të Sirisë pas operacionit të forcave kurde të mbështetur nga Amerika.
Sipas një njoftimi të Rusia Today, Hashem Hashemi, një prej ekspertëve të sigurisë në Irak në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve ka thënë se Abu Bekr al-Bagdadi, kreu i grupit terrorist ISIS, është fshehur në rajonin Badie Sham që ndodhet mes Irakut dhe Sirisë. Ai shtoi se grupi terrorist ISIS në Irak ka më shumë se 2 mijë forca. Vlen të theksohet se forcat demokratike siriane prej 10 shtator të mbështetur nga Amerika kanë nisur një operacion kundër elementëve të ISIS në rajonin Haxhin dhe thuhet se al-Bagdadi ka arritur të largohet prej këtij rajoni.