Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë
Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit kanë kryer një operacion blic kundër mercenarëve sauditë në brigjet perëndimore të vendit.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës, ushtria e mbështetur nga komitetet popullore ka sulmuar bazat e mercenarëve sauditë duke vrarë dhe plagosur me dhjetëra prej tyre. Operacioni blic i ushtrisë së Jemenit është kryer në rajonin Darihmi në brigjet perëndimore të vendit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.