Kërkohet t'u jepet fund vuajtjeve të popullit të Palestinës
Shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ka kërkuar nga vendet e botës që të bëjnë përpjekje për t'i dhënë fund vuajtjeve dhe dhimbjeve të popullit të Palestinës.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamas, të martën në mbrëmje në ceremoninë e varrimit të trupave të dy martirëve palestinezë në Rripin e Gazës, deklaroi: "Në Gaza, në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, në Kods, në territoret e pushtuara në vitin 1948 dhe në kampet e refugjatëve palestinezë, po jeton një popull i cili vazhdon t'i qëndrojë besnikë kërkesës për të drejtat e tij, territorin dhe tokën e vetë si dhe Kodsin e shenjtë.
Ismail Hanije theksoi se protesta e madhe për të drejtën e kthimit do të vazhdojë deri në realizimin e të gjitha qëllimeve në krye të të cilave është thyerja e bllokadës ndaj Gazës dhe grupet palestineze organizuese të kësaj proteste theksojnë vazhdimin e protestave.