Arabia Saudite mirëpret marrëveshjen Turqi-Rusi për Idlibin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81503-arabia_saudite_mirëpret_marrëveshjen_turqi_rusi_për_idlibin
Adel Xhubejr, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, të enjten ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe Rusisë në lidhje me provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë dhe e ka quajtur atë një hap pozitiv.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 27, 2018 12:18 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite mirëpret marrëveshjen Turqi-Rusi për Idlibin

Adel Xhubejr, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, të enjten ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe Rusisë në lidhje me provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë dhe e ka quajtur atë një hap pozitiv.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë: "Kur ju veproni me sukses në parandalimin e ashpërsimit të një lufte, në këtë mënyrë ju mund ta quani atë një hap pozitiv. Natyrisht ne shpresojmë se çështja e Idlibit të zgjidhet në kuadër të negociatave dhe këtë çështje gjithashtu e shikoj si një zhvillim pozitiv",- shtoi ndër të tjera Adel Xhubejr.