Arabia Saudite mirëpret marrëveshjen Turqi-Rusi për Idlibin
Shtator 27, 2018 12:18 Europe/Tirane
Adel Xhubejr, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, të enjten ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe Rusisë në lidhje me provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë dhe e ka quajtur atë një hap pozitiv.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë: "Kur ju veproni me sukses në parandalimin e ashpërsimit të një lufte, në këtë mënyrë ju mund ta quani atë një hap pozitiv. Natyrisht ne shpresojmë se çështja e Idlibit të zgjidhet në kuadër të negociatave dhe këtë çështje gjithashtu e shikoj si një zhvillim pozitiv",- shtoi ndër të tjera Adel Xhubejr.
Tags