Vazhdon kthimi i refugjatëve sirianë nga Libani
(last modified Thu, 27 Sep 2018 18:54:12 GMT )
Shtator 27, 2018 20:54 Europe/Tirane
  • Vazhdon kthimi i refugjatëve sirianë nga Libani

Qendra për pranimin dhe strehimin e refugjatëve sirian sot ka njoftuar se një grup njerëzish është kthyer në Siri.

Qendra për pranimin dhe strehimin e refugjatëve ka bërë të ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit 100 refugjatë sirianë nëpërmjet kalimit kufitar Xhadide Jabus va Al Dobusie në kufirin e Sirisë me Libanin, kanë hyrë në vendin e tyre. Organizata e Sigurisë Publike të Libanit ka njoftuar për krijimin e kushteve për kthimin e qindra refugjatëve sirianë në vendin e tyre. Që nga 18 qershori i vitit 2018 e deri më tani, mbi 13 mijë refugjatë sirianë janë kthyer nga vendet e ndryshme të botës në Siri.

 

Tags