Katër nipa të mbretit saudit në burg shtëpiak
Regjimi Al Saud për të ushtruar presion më të madh mbi Ahmed bin Abdulaziz, vëllain e mbretit të Arabisë Saudite, ka vendosur në burg shtëpiak katër djemtë e tij.
Ahmed Abdulaziz i cili ndodhet me qëndrim në Londër, së fundi ka lëshuar një deklaratë të paparë ku mbretin Selman bin Abdulaziz dhe princin e kurorës saudite Muhamed bin Selman i ka quajtur përgjegjës për krimet që po kryen Arabia Saudite në Jemen.
Burimet saudite kanë thënë se regjimi Al Saud ka thirr në prezencë katër djemtë e Ahmed bin Abdulaziz, “Sulltan, Najef, Turki dhe Abdulaziz” dhe i ka detyruar ata të dënojnë deklaratën e babait të tyre dhe të vendosin nën pikëpyetje qëndrimin e tij në Evropë.
Deklaratat e princit Ahmed Abdulaziz në rrjetet sociale kanë bërë jehonë të gjerë. Ai në vitin 2017 vetëm disa orë para arrestimit të 11 princave të tjerë nga Muhamed bin Selman, kishte arritur të arratisej.