Erdogan: Marrëveshja për Idlibin po zbatohen me sukses
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81532-erdogan_marrëveshja_për_idlibin_po_zbatohen_me_sukses
Rexheb Taip Erdogan sot ka deklaruar se marrëveshja e Rusisë dhe Turqisë për krijimin e zonave civile në Idlib, po zbatohet me sukses dhe organizata e inteligjencës kombëtare të Turqisë ka luajtur rol aktiv në këtë proces.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 28, 2018 12:34 Europe/Tirane
  • Erdogan: Marrëveshja për Idlibin po zbatohen me sukses

Rexheb Taip Erdogan sot ka deklaruar se marrëveshja e Rusisë dhe Turqisë për krijimin e zonave civile në Idlib, po zbatohet me sukses dhe organizata e inteligjencës kombëtare të Turqisë ka luajtur rol aktiv në këtë proces.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë në një intervistë me gazetën Hurriet, ka thënë: “Siç duket situata në Idlib po shkon drejt normalizimit. Ditën e kaluara rreth 50 deri 60 mijë civilë të shpërngulur janë kthyer në shtëpitë e tyre. Shpresojmë se këto kushte të mos ndryshojnë në të ardhmen. Ne i japim rëndësi të madhe largimit të armëve të rënda që ndodhen në duart e grupeve ekstremiste në Idlib. Një pjesë e madhe e këtyre veprimeve është detyrë e organizatës së inteligjencës kombëtare të Turqisë”.

Presidenti i Turqisë gjithashtu theksoi se në lidhje me rindërtimin e Sirisë ka biseduar me Rusinë dhe gjatë bisedimeve me Gjermaninë, është përqendruar në këtë çështje. Erdogan ka thënë se shpreson që ushtria e Sirisë të mos kryejë operacione ushtarake në Idlib.