Abas: SHBA e njëanshme, minoi zgjidhjen e konfliktit me Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81536-abas_shba_e_njëanshme_minoi_zgjidhjen_e_konfliktit_me_izraelin
Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara ishin të njëanshme dhe përsëriti se nuk mund të jenë ndërmjetësi i vetëm "për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 28, 2018 17:22 Europe/Tirane
  • Abas: SHBA e njëanshme, minoi zgjidhjen e konfliktit me Izraelin

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara ishin të njëanshme dhe përsëriti se nuk mund të jenë ndërmjetësi i vetëm "për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme".

 "SHBA vepron si ndërmjetës, por ne po e shohim atë sot me një sy tjetër", tha Abbas, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke iu referuar njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe ndërprerjen e ndihmës financiare për UNRWA, dhe projektet e OKB-së për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt. "SHBA nuk mund të jetë ndërmjetësi i vetëm", tha ai, duke komentuar deklaratën e bërë të martën nga Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump, se ai synon të paraqesë planin e paqes në Lindjen e Mesme brenda 3-4 muajve të ardhshëm. Abas i kërkoi Trump të rishikojë vendimet e tij mbi Jerusalemin dhe UNRWA, të cilat, siç tha ai, minojnë zgjidhjen mes dy shteteve. "Me të gjitha këto vendime, qeveria amerikane mohoi të gjitha angazhimet e mëparshme të SHBA dhe minoi zgjidhjen e konfliktit mes dy shteteve. Unë e përsëris apelin ndaj Presidentit Trump që të anulojë  vendimet dhe dekretet mbi Jerusalemin, refugjatët dhe vendbanimet", tha ai.