Ushtria jemenase: Dubai më nuk është i sigurt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81593-ushtria_jemenase_dubai_më_nuk_është_i_sigurt
Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit paralajmëroi investitorët e huaj dhe vendas në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se për sa kohë vazhdon agresioni i koalicionit Emiratas-Saudit kundër Jemenit, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të kenë siguri dhe qetësi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 30, 2018 17:28 Europe/Tirane
  • Ushtria jemenase: Dubai më nuk është i sigurt

Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit paralajmëroi investitorët e huaj dhe vendas në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se për sa kohë vazhdon agresioni i koalicionit Emiratas-Saudit kundër Jemenit, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të kenë siguri dhe qetësi.

Sharif Llokman ka folur për dy operacione të zhvilluara në Xhizan (jug të Arabisë Saudite) dhe Dubai.  Komiteti popullor i Jemenit ditën e diele nëpërmjet dronëve Samad-3 ka lëshuar disa raketa në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të Dubait. Ky aeroport është qëlluar edhe më herët me raketa të lëshuara  nga Jemeni. Ushtria e Jemenit dhe komitetet popullore pothuajse për çdo dite sulmojnë territorin e Arabisë Saudite me raketa balistike në shenjë reagimi ndaj sulmeve të koalicionit saudit kundër Jemenit. Arabia Saudite e mbështetur nga EBA prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit duke lënë të vrarë me mijëra persona dhe duke shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi.