Erdogan: Amerika po ndjek rrugën e gabuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81616-erdogan_amerika_po_ndjek_rrugën_e_gabuar
Presidenti i Turqisë sot (të hënën) theksoi se SHBA me kërcënim dhe zhantazhim në vend të dialogut, po ndjekin rrugën e gabuar dhe kjo çështje e bënë të pamundur besimin e vendeve të tjera te Uashingtoni.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 01, 2018 12:59 Europe/Tirane
  • Erdogan: Amerika po ndjek rrugën e gabuar

Presidenti i Turqisë sot (të hënën) theksoi se SHBA me kërcënim dhe zhantazhim në vend të dialogut, po ndjekin rrugën e gabuar dhe kjo çështje e bënë të pamundur besimin e vendeve të tjera te Uashingtoni.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në fjalimin e tij me rastin e fillimit të vitit të ri punues të Parlamentit të Turqisë, theksoi se SHBA me hyrjen në luftërat tregtare në nivel botëror, ka humbur kredibilitetin e vet.

Ankaraja dhe Uashingtoni kanë hyrë në tensione diplomatike për shkak të një prifti të burgosur në Turqi.

Presidenti i Turqisë gjithashtu theksoi se Ankara synon të marrë nën kontroll pjesën lindore të lumit Eufrat në veri të Sirisë dhe të dëbojë forcat të mbrojtjes popullore të kurdëve të Sirisë.

Erdogan gjithashtu ka theksuar se synon të spastrojë edhe rajonet Sanxhar dhe Kandil të Irakut nga prania e forcave kurde.