Biznesi fitimprurës i gjermanëve në luftën e Jemenit
Qeveria gjermane ka njoftuar se Arabisë Saudite u janë shitur armë në vlerë prej më shumë se 250 milionë euro.
Gazeta Daily Sabah ka thënë se qeveria gjermane që nga momenti kur është krijuar në muajin Mars 2018, ka dhënë leje për shitjen e armëve për Arabinë Saudite në vlerë prej 254 milionë euro. Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria gjermane e ekonomisë në përgjigje të një pyetjeje të Partisë së Gjelbër, ka deklaruar se që nga 14 Marsi e deri më 23 shtator të vitit 2018, janë lëshuar mbi 87 leje për shitjen e armëve. Përveç regjimit saudit, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania janë gjithashtu dy anëtarë të tjerë të koalicionit anti-Jemen në listën e vendeve që importojnë armë nga Gjermania. Politika e luftës e Arabisë Saudite, i hap rrugën Perëndimit për dërgimin e armëve në rajon, duke rritur kështu pasigurinë dhe numrin e vrasjeve të njerëzve të pafajshëm. Shitja e armëve nga Gjermania për Arabinë Saudite, ka ndikuar në vrasjen e më shumë se 12 mijë jemenasve, plagosjen e mbi 40 mijë të tjerëve dhe zhvendosjen e miliona qytetarëve jemenas.