Ministria e Mbrojtjes së Arabisë Saudite pohon vrasjen e civilëve jemenas
Një funksionar në Ministrinë e Mbrojtjes së Arabisë Saudite ka pohuar vrasjen e civilëve jemenas gjatë sulmeve të koalicionit agresor saudit kundër Jemenit.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Usejker Al-Utejba, funksionar i Ministrisë së Mbrojtjes së Arabisë Saudite, ka deklaruar: "Hetimet e bëra tregojnë se janë kryer disa gabime në disa operacioneve të koalicionit saudit kundër Jemenit". Organizata ndërkombëtare shumë herë kanë theksuar se janë kryer sulmeve të paligjshme nga ana e koalicionit agresor saudit ndaj objektivave civile në Jemen si spitalet, shkollat etj. ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas.
Sipas Clarence Nelson, zv/kryetar i Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve pranë OKB, agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe vrasja e civilëve të këtij vendit po vazhdon akoma, por nuk po publikohen kurrfarë informacione për gjykimin e atyre të cilët po marrin pjesë në këto krime kundër njerëzimit.