Bashar Asad thekson përfundimin e afërt të luftës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81684-bashar_asad_thekson_përfundimin_e_afërt_të_luftës_në_siri
Presidenti i Sirisë ka theksuar se së shpejti me përfundimin e luftë kundër terrorizmit, ky vend përsëri do të kthehet në pozitën e tij të mëparshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2018 13:00 Europe/Tirane
  • Bashar Asad thekson përfundimin e afërt të luftës në Siri

Presidenti i Sirisë ka theksuar se së shpejti me përfundimin e luftë kundër terrorizmit, ky vend përsëri do të kthehet në pozitën e tij të mëparshëm.

Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në një intervistë me gazetën kuvejtiane "Al-Shahid", deklaroi se së shpejti me përfundimin e krizës, Damasku do ta gjejë rolin e vet të rëndësishëm në botën arabe.

Presidenti sirian ka shprehur keqardhje për faktin se mediat arabe po ndjekin mediat dhe institucionet amerikano-sioniste dhe deklaroi: "Këta faktor me krijimin e luftës mediale, synojnë të shkatërrojnë vendet e Lindjes së Mesme sidomos Sirisë në mënyrë që qytetarët të mos mund të dallojnë të vërtetën nga e pavërteta".

Bashar Asad vuri në dukje fitoret e ushtrisë siriane në luftën kundër terroristëve kriminel dhe shtoi: "Qeveria e Sirisë në luftën për të rivendosur kontrollin e saj në të gjithë territorin e Sirisë, nuk do të tërhiqet as për një pëllëmbë".

Bashar Asad vuri në dukje edhe çlirimin e pjesës së madhe të territorit të këtij vendi nga pushtimi i terroristëve dhe mbrojtjen e qytetarëve sirianë përball krimeve të terroristëve takfiristë, ndërsa shtoi: "Fillimi i procesit për rindërtimin e vendit dhe për rihapjen e fabrikave në Siri, është prioritet i qeverisë së Damaskut.

Presidenti siriane vuri në dukje edhe rolin e Rusisë dhe bashkëpunimin e vendeve mike si dhe bëri të ditur gatishmërinë e disa vendeve perëndimore për rihapjen e ambasadave të tyre në Siri.