Nasrullah falënderon presidentin e Libanit
(last modified Wed, 03 Oct 2018 17:33:42 GMT )
Tetor 03, 2018 19:33 Europe/Tirane
  • Nasrullah falënderon presidentin e Libanit

Anëtarët e fraksionit Hezbullah në parlamentin e Libanit kanë takuar presidentin e Libanit dhe i kanë shprehur atij mesazhin falënderuar të sekretarit të përgjithshëm të Hezbullahut në lidhje me qëndrimet e tij të fundit.

Një numër i anëtarëve të fraksionit "Al Vafa Lal Mokavamat" nën udhëheqjen e z. Mohamed Rad, sot (e mërkurë) kanë shkuar për t'u takuar me Mishel Oun, presidentin e Libanit dhe i kanë dërguar atij mesazhin falënderues të sekretarit të përgjithshëm të Hezbullahut te Libanit, Sejed Hasan Nasrullah, për qëndrimet e fundit të Oun, posaçërisht në AP të OKB. Mohamed Rad po ashtu në këtë takim vlerësoi veprimet e Xhibran Basil, ministrit të jashtëm të Libanit në zbulimin e gënjeshtrave të regjimit sionist, duke thënë se qëndrimet e presidentit të Libanit, kanë gëzuar zemrat e popullit të këtij vendi dhe fraksioni "Al Vafa Lal Mokavamat" do të mbështes Mishel Ounin. Mishel Oun në këtë takim ka thënë se qeveria e Libanit po përpiqet të marrë qëndrim të drejtë dhe në atë që thotë edhe beson dhe të gjithë duhet t'a përkrahin rezistencën, sepse rezistenca është gjithmonë kundër pushtuesve. Presidenti i Libanit dënoi pretendimet e para disa ditëve të kryeministrit të regjimit sionist për ekzistencën e bazave ushtarake rreth aeroportit të Bejrutit, duke thënë se pretendimet e Natanjahut janë një kërcënim i ri izraelit ndaj sovranitetit të Libanit. Presidenti i Libanit, duke vënë në dukje se deri tani kërcënimet e regjimit sionist kanë mbetur të pa jetësuara, tha se nëse kërcënimet izraelite do të zbatohen, do të bëhen luftëra të reja.

 

Tags