Sadr: Nuk do të kemi asnjë ministër në kabinetin e qeverisë
Sejed Moktada Sadr, lideri i lëvizjes Sadr dhe mbështetësi i koalicion zgjedhor "Sairun" të Irakut, ka theksuar mbështetjen e tij ndaj Adel Abdulmahdi, kryeministrit të ri të Irakut dhe deklaroi se ky koalicion nuk do të ketë asnjë ministër në kabinetin e qeverisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Moktada Sadr të enjten në faqen e tij në Twitter, ka shkruar se i kemi dhënë një vit afat kryeministrit dhe qeverisë së re të Irakut për të përmirësuar situatën në Irak.
Ai vlerësuar pozitivisht personalitetin e Adel Abdulmahdi dhe ka shkruar: "Ne përveçse kemi zgjedhur një personalitet të pavarur për postin e kryeministrit të Irakut i cili gjithashtu është larg çfarëdo dileme dhe dyshimi për korrupsion. Ne e kemi informuar kryeministrin e ri që ta formojë kabinetin qeveritar pa kurrfarë presioni partiak dhe larg çfarëdo ndarje proporcionale të posteve qeveritare në bazë të partive dhe grupeve të ndryshme politike, etnike dhe fetare".
Ai gjithashtu ka theksuar se kryeministri i ri i Irakut duhet të bëjë përpjekje që ta ruajë larminë etnike dhe fetare të Irakut në qeverinë e ardhshme.
Sadr u shpreh optimist se kryeministri i ri i Irakut do të marrë hapa serioz dhe të fortë për rindërtimin e Irakut dhe të largohet nga vendimet e njëanshme, por prioritet t'i jap vetëm interesave të vendit dhe të qytetarëve irakianë, ashtu siç ka vepruar paraardhësi i tij Hejdar Ebadi.