Organizata amerikane kritikon torturimin e të burgosurve të Bahrejnit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81779-organizata_amerikane_kritikon_torturimin_e_të_burgosurve_të_bahrejnit
Organizata "Amerikanët për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut" kërkojnë ndalimin e torturimit të të burgosurve në Bahrejn.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 06, 2018 17:29 Europe/Tirane
  • Organizata amerikane kritikon torturimin e të burgosurve të Bahrejnit

Organizata "Amerikanët për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut" kërkojnë ndalimin e torturimit të të burgosurve në Bahrejn.

Kjo organizatë ka thënë se të burgosurit bahrejnas janë duke u trajtuar në mënyrën më çnjerëzore. Organizata "Amerikanët për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut", në një raport të titulluar "Rastet e shtypjes", përshkroi gjendjen e të burgosurit bahrejnas, Reza Mirza Mashighi, si një shembull i qartë i shtypjes dhe torturirimit në burgjet e Bahrejnit. Raporti përmend keqtrajtimin e aktivistëve të Bahrejnit dhe të burgosurve të tjerë politikë në burgjet e Bahrejnit. Reza Mirza Mashime u arrestua më 4 mars 2014, pasi u sulmua nga forcat e sigurisë të Bahrejnit. Si rezultat i këtyre sulmeve, Reza Mirza Mashime u plagos në kokë dhe u transferua në Departamentin e Hetimeve Penale dhe u detyrua të qëndronte në qendrën e paraburgimit, ndërsa duart dhe sytë e tij ishin të mbyllur. Bahrejni nga 14 shkurti i vitit 2011 ka qenë arenë e kryengritjeve popullore kundër regjimit Al Khalifa.